Një 19-vjeçar nga Kroacia është arrestuar në pikën kufitare Kakavijë. Mësohet se kroati po udhëtonte me autobus të linjave të Shqipërisë.
Policia e ka arrestuar atë në pikën kufitare të Kakavijës pasi dyshohet se 19-vjeçari ishte pjesë e grupit që qëlluan për vdekje tifozin grek.
Sipas “News24”, 19-vjeçari dyshohet se është ndër huliganët që qëlluan për vdekje dje në Athinë 29-vjeçarin grek M.K., tifoz të AEK.
19-vjeçari është dërguar në policinë e Janinës për të verifikuar të dhënat si dhe kur ka hyrë në Greqi.
Sakaq 7 kroatë të tjerë janë arrestuar në kufirin e Evzones me Maqedoninë Veriore, teksa në automjetin e tyre janë gjetur armë të ftohta dhe sende tifozësh të Dinamo Zagreb.