Policia italiane ka arrestuar pas 2 vitesh arrati, shqiptarin e shumëkërkuar, 40-vjeçarn, Gëzim Kasemi nga Berati. Në vitet ’90 ai cilësohej si ushtar i Altin Dardhës. Kasemi akuzohet se ka vravrë në Berat në 25.2.1998, katër persona dhe pasi kishte vuajtur një pjesë të dënimit, është arratisur nga vendi dhe u fsheh në Itali. Ne ate kohe Kasemi u akuzua per vrasjen e Burhan Tomorit, Abdyrrahim Tomorrit, Behar Eskiut dhe Kastriot Bejkos. Ngjarja ndodhi në një lokal në Berat në sherr e sipër, ndërkohe që dy persona të tjerë mbetën në plagosur, e konkretisht Ramadan Eskiut dhe Vlash Shkurtit. Kasemi kishte vuajtur pjesën më të madhe të dënimit, por shkeli pjesën e mbetur, kur në 2015 gjykata e nxori me detyrim paraqitje. Që nga ajo kohë ai ishte një person në kërkim dhe tashmë pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.