Policia ka arrestuar shefin e kardiologjisë të spitalit të Shkodrës, Edi Smalaj, pasi ka firmosur shtrimin e pedagogut Simon Lufi.
Sipas policisë, një kartelë e tillë, është firmosur për të favorizuar në gjykim pedagogun Lufi, për të mos e lënë në paraburgim.
Ditë më parë prokuroria e Shkodrës, urdhëroi arrestimin e pedagogëve Rokin Dabërdaku dhe Simon Lufi, së bashku me 3 sekserë.
Pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master, kundrejt pagesave 200 – 700 euro.