Është arrestur sot nga policia e Dibrës, mëusesi që dhunoi nxënësit e tij. Mësohet se njëra nga nxënëset, 10 vjeç është në gjendje më të rëndë me plagë në kokë.
Policia thotëse pas informacioneve të marra se në shkollën “Orzhanov” –në komunën Ostren në Bulqizë mësuesi Agim Muça, 63 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve të mitur ka shkuar në vendngjarje. “Menjëherë forcat policore kanë bërë arrestimin në flagrancë të mësuesit Agim Muça”, thuhet në njoftim.
Mësohet se pre e dhunës kanë rënë të gjithë nxënësit e klasës së bashkuar (3 dhe 5), gjithsej 12 fëmijë. Ata janë goditur me drutë e sobës nga mësuesi i tyre.
Rrethanat janë ende të paqarta, por policia dhe prokuroria po heton rastin e rëndë të dhunës, ku njëra prej nxënësve paraqitet me hematoma në kokë dhe po transportohet në Spitalin e Dibrës.