“Mashtroi letrat më vlerë të firmës që themeloi vetë”
Me këtë akuzë është arrestuar 32 vjeçari shqiptar, Martin Shkreli, shefi ekzekutiv i kompanisë farmaceutike amerikane, që u shndërrua shumë shpejt në personazhin më të kritikuar, për rritjen e çmimit të ilaçit që lufton SIDA-n.
Sipas mediave ndërkombëtare, ai akuzohet se ka marrë në mënyrë të padrejtë e të paligjshme disa aksione nga Retrophin Inc, një firmë bioteknologjike që e themeloi në 2011.
Shkreli e pati përdorur këtë firmë për të paguar borxhet e marrëveshjeve të papërfunduara të biznesit.
Pas largimit ngakjokompani ku mbante rolin e shefit ekzekutiv, u padit prej bordit të saj.