Kreu i Lëvizjes Vetëvendsoje, Visar Ymeri, u arrestua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Mediat kosovare kanë siguruar videon kur Ymeri shoqërohet nga policia.
Raportohet se lideri i Vetëvendosjes është shoqëruar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pasi është lëshuar një urdhër arresti në drejtim të tij, si rezultat i një përplasjeje fizike në qershor të vitit 2012 me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.
Asokohe, Ymeri së bashku me deputetin Rexhep Selimi dhe ish – deputetin Florin Krasniqi, kanë sulmuar verbalisht dhe fizikisht deputetin Haxhiu në mjediset e parlamentit të Kosovës. Seanca ndaj të akuzuarve ka nisur para pak çastesh në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.