Policia e Korçës ka arrestuar paraditen e sotme shtetasin Kelmend Ibrahimi, i dënuar me 31 vite burg për disa vepra penale. Ibrahimi, lindur dhe banues në Tiranë cilësohej një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Operacioni për kapjen e tij kishte disa dite qe kishte startuar dhe vëtëm sot u arrit të arrestohej gjatë tentativës për t’u larguar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Ibrahimi, sipas policisë, më datë 15.09.2013, në rrugën “Gjergj Legisi” ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Q.S. si dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit të tij.
Prokuroria e Rrethit Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës Tiranë, e cila ka dënuar me 31 vite burgim, për veprën penale të “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera”.