Fabio Paim i cili ka luajtur për një kohë të shkurtër të skuadra e Chelseat është arrestuar nga policia.
Paim ra në pranga në qytetin e tij të lindjes, Estoril, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Ish-lojatri i Chelseat ka dalë nga akademia e Sporting Lisbonës, ndërsa për këtë skuadër luajti në kohën kur në pankinën e skuadrës londineze ishte Luis Felipe Skolari.
Paim, ka qenë në përgjim nga policia, gjë e cila bëri që skuadra e hetimit kriminal ta kap ish-futbollistin me një sasi droge.
Sipas autoriteteve portugeze, dyshohet se Paim është pjesë e një organizate të madhe droge dhe lojtari rrezikon një dënim të madh./ Opinion.al E.Xh.