Është arrestuar ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici. Arrestimi i tij ka ardhur me urdhër të SPAK, disa ditë pas videoskandalit në zyrën e tij. Ish-kryebashkiaku akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv” sipas nenit 260.
Mësohet se ai është arrestuar në lokalin poshtë shtëpisë së tij.
Kujtojmë se Gjici dha dorëheqjen nga detyra pas publikimit të videoskandalit dhe më pas u shkarkua nga detyra si kreu i Bashkisë së Kukësit më 16 qershor nga Këshilli i Ministrave.
Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit u filmua teksa kryente marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij të punës. Pasi pamjet bënë xhiron e rrjetit Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj Gjicit./Opinion.al