Shërbmi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Punëve të Brendshme arreston një inspektor policie për dhunë në familje.
SHÇBA ka arrestuar inspektorin e Policisë Shpëtim Loka për shkak se dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten, konstatuar edhe me shenja të dukshme dhune, thuhet në njoftim.
Sipas kallëzimit të bërë nga shtetësja M.L. banuese në Babrru, Bashkia Kamëz, i shoqi ka ushtruar dhunë fizike në raste të përsëritura për shkaqe xhelozie.
Rasti i fundit ka qenë një ditë më parë. Shpëtim Loka ishte trup shërbimi në stacionin e policisë kufitare Sopik në Drejtorinë e Kufirit në Gjirokastër, me gradën inspektor.