Portieri i skuadrës iraniane FC Persepolis, Sosha Makani, ka përfunduar në burg.
Shkaku i burgosjes është një foto e publikuar në instagram nga portjeri Makani me dy femra.
Në foton e konsideruar si krim nga policia iraniane portieri shfaqet i përqafuar nga dy femra.
Makani, i cili ka qenë një nga futbollistët e skuadrës së tij në Botërorin e vitit 2014-të, ka shkelur nenin 17 të ligjit iranian për krimin informatik, sipas të cilit, “çdo person që publikon foto apo video, private apo të personave në internet pa autorizim, dënohen, apo diskreditohen”
Portjeri i Persepolis rrezikon deri në 2 vjet burg por ditët në burg mund ti konvertojë edhe me gjobë e cila varion nga 155 € deri në 1230 €. albinfo.sport