Policia Federale e Gjermanisë ka arrestuar sot në Aeroportin e Frankfurtit një grua të moshuar kosovare, të moshës 73 vjeçe.
Ndaj saj ishte ngritur një flet-arrest për ndihmën që kishte dhënë në rastin e një grabitjeje të rëndë që kishte ndodhur para 16 vitesh në Gjermani, shkruan presseportal.de.
Së bashku me disa burra ajo kishte shkuar në banesën e një gruaje të re, ku kishin hyrë me dhunë për të grabitur sende me vlerë.
Meshkujt e kishin vënë përposhtë gruan e re dhe ia kishin lidhur këmbë e duar.
Për më tepër, ata ia kishin vënë jastëkun në gojë dhe e kishin përforcuar me shirit ngjitës rreth kokës.