Policia e Tiranës ka aarestuar djalin e gjeneralit të bandës famëkeqe në Tiranë, Nehat Kullës.
Sipas uniformave blu mësohet se i biri i Nehat Kullës, Robert Kulla është arrestuar për dhunë në familje.
Dyshohet se 43-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj njerkës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe ai i ka thyer çelësin e bravës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës”, njofton policia.