Një çift shqiptarësh është arrestuar mëngjesin e sotëm në Francë, për lidhje të dyshuara me sulmin në Nisë që i mori jetën 84 personave.
Sipas mediave franceze, çifti i ka siguruar terroristit frnko-tunizian, kamionin e masakrës.
Televizioni francez Itele pohon se ky çift ka origjinë shqiptare dhe mendohet të kenë lidhje me sulmin, përgjegjësinë e të cilit e mori ISIS.