Policia italiane ka prerë 13 fletëarreste. Në krye të të organizatës, aktive midis Romës dhe Pulias, ishte një shqiptar, që i drejtonte punët nga vendi i tij. Policia italiane thotë se kreu i organizatës nuk përdorte telefon, me qëllim për të evituar perceptimin. Ai i takonte bashkëpunëtorët në mënyrë të fshehtë për të planifikuar ngarkesa të mëdha me heroinë nga Holanda në Gjermani. Për tu zbuluar, u desh një punë intensive e gjatë, e koordinuar nga Antimafia, që e kishte në hetim prej 10 vitesh. Por policia arriti të vihej pas shqiptarit vetëm pas përgjimeve ambientale.