Policia në Tiranë ka arrestuar një biznesmen të fushës së ndërtimit me akuzën e ndërtimit të laje. Arben Reli, 51 vjeç, administrator i firmës “Hydrosistem”, rezulton se po ndërtonte kompleks vilash në një kohë kur Komuna e Farkës i kishte pezulluar lejen e ndërtimit në korrik 2015.
Ndonëse, biznesmeni nuk kishte marrë një aprovim për rifillim të punimeve, është konstatuar se, në kompleksin e vilave të ndërtuar prej tij, po bëheshin punime. Policia kapi në flagrancë katër punonjës të një firme të nën kontraktuar nga shtetasi Arben Reli, duke punuar në fasadën e një vilë, ndonëse nuk i ishte miratuar leja e ndërtimit për të vazhduar punimet.