Në kuadër të operacionit të koduar “Evazioni”, policia e Fierit ka prangosur sot administratorin e “SOKOLI CO”, 52 vjeçarin Xhemil Hoxha. Sipas policisë ky shtetas kishte aktivitet në fushën e hidrokarbureve. “Ndalimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e firmës së tij, u gjet e depozituar një sasi prej 106 mijë litra naftë bruto e padeklaruar në organin doganor”, njofton policia. Ky shtetas ka shmangur kështu detyrimet doganore e tatimore në shumën prej 50 milionë lekësh.