Një baba ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale më vajzën e tij.
lajmin e bën me dije policia e Tiranës, e cila zyrtarisht njofton se në pranga është vënë shtetasi Jashar L, 43vjeç. “Më datë 21.07.2016, u arrestua shtetasi në kërkim Jashar L., 43 vjeç, banues në Tiranë. Pasi ky shtetas ka tentuar të kryej marredhënie seksuale me vajzën e tij M. L” njofton policia. Nuk ka ende detaje se si kanë rrjedhur ngjarjet dhe a ishte vajza ajo që bëri denoncimin, duke akuzuar babanë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.