Një avokat është arrestuar sot për mashtrim dhe “korrupsionit aktiv”.
Kujtim Ibraj, 44 vjeç, banues në Tiranë, me profesion avokat i ka marrë një personi 5 mijë Euro për ta futur në punë tek Instituti i Fizikës Bërthamore.
Përmes një njoftimi, Policia e Tiranës bëri të ditur se Ibraj është lënë nga gjykata në masën “arrestit në burg”, si i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit në bashkëpunim” dhe “Korrupsionit aktiv”.
Ky institut është në varësi të Universitetit të Tiranës dhe drejtohet nga Prof.Dr. Elida Bylyku.