Prokuroria ka nisur hetimet kryesisht në lidhje me rastin e dhunës në një kopësht privat në periferi të Tiranës.
Ndërsa ngjarja ishte duke u bërë publike në emosionin Stop, kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha ka urdhëruar nisjen e hetimeve.
Ai ka urdhëruar prokurorin e gatshëm Genci Qana që në bashkëpunim me policinë të fillojnë hetimet për ngjarjen e rendë.
Veprimet e para mësohet se kanë nisur gjatë kohës që videoja ishte ende në transmetim.
Ndërkaq, prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi për autoren kryesore të dhunës, Anjeza Shabani dhe për 4 persona të tjerë punonjës të kopështit që kanë qënë të pranishëm në videon e cila është marrë si provë nga ana e prokurorisë.
Akuza që rëndon mbi Anjeza Shabanin është “keqtrajtim të miturish” dhe “shpërdorim detyre”.
Fillimisht ato u shoqëruan në Komisariatin numër 1 dhe tani ndodhet në Drejtorinë e Policisë, duke u marrë në pyetje nga Antikrimi Ekonomik.