Një 70–vjeçar është arrestuar nga policia e qytetit të Lushnjes.
Sipas burimeve të policisë në pranga ka rënë Myslim K, 70–vjeç, banues në Lushnje, pasi ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij, L.K, 63 – vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.