TIRANE- Nje dite pas denoncimit, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë që ngacmoi komshien 30 vite më të re në ashensor.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja”. kur i moshuari me inicialet S.M bashkë me fqinjën e tij 30-vjeçare me iniciale E.L. hypën njëkohësisht në ashensor.
Sipas denoncimit të gruas, pikërisht gjatë kësaj kohe, 60-vjeçari nisi ta ngacmonte seksualisht.
Sapo doli nga ashensori gruaja njoftoi policinë. Mësohet se ndaj të moshuarit ka nisur një procedim me akuzën e ngacmimit seksual.