Një 54-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi dyshohet se ka mashtruar disa biznesmenë të ndryshëm. Sipas informacioneve, Ilir Muzhaqi paraqiste mandate, të dyshuara të falsifikuara, duke përvetësuar shuma të ndryshme parash.
54-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për mashtrim.
“Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Ilir Muzhaqi, 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim. Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, duke paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara, ka përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm”, njoftoi policia.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar disa mandate që 54-vjeçari i përdorte për skemën e mashtrimit.