Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi posedonte disa lloje armësh.
Sipas autoriteteve, shtetasi S. A. posedonte 2 armë zjarri, pistoletë dhe pushkë, 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.
“Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. A. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një thikë. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie”,-njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.