Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohet 30-vjeçari, dyshohet si autor i vrasjes së Emiljano Boçit

2018/11/05 at 7:34 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet 30-vjeçari, dyshohet si autor i vrasjes së Emiljano Boçit

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Emiljano Boçi më 14 janar të 2018-ës në Tiranë.


Policia e Tiranës tha se në pranga ka rënë shtetasi Tori (Hektor) Xhecuka, 30-vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë.

Sipas policisë, 30 vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datën 14 Janar 2018 në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku mbeti i vrarë shtetasi Emiljano Boçi, si dhe autor i dyshuar i “Vrasjes së mbetur në Tentativë” të shtetasit M.D.

“Identifikimi i autorit të dyshuar erdhi pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”,-citohet nga deklarata.

Ai akuzohet për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe të “ Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake”.

Policia thotë se për arsye hetimi në funksion të zbardhjes së plotë të kësaj ngjarje, nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Viktima, Emiljano Boçi njihej edhe si Roland Boçi, person me precedentë penalë, ndërsa i plagosur mbeti shoku i tij Melvin Disha 27 vjeç, të cilët kanë qenë së bashku në një lokal.

Sapo ata kanë dalë dhe kanë hipur në makinë, ndaj tyre është qëlluar disa herë me armë zjarri.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes në zonën e “21 Dhjetorit”, i thanë policisë se kanë parë një motor që ka lëvizur shpejt në zonë në momentin e sulmit me armë ndaj ty të rinjve.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy personat të plagosur brenda në makinë. Roland Boçi, 32 vjeç, ka gjetur vdekjen sapo ka mbërritur në spital, ndërsa miku i tij Melvin Disha arriti të mbijetonte.

Të dy personat që ranë pre e atentatit ishin kthyer në Tiranë nga Gjermania pak ditë para festave të fundvitit të shkuar. Ndërsa viktima pak vite më parë kishte dalë nga burgu.

Roland Boçi, i njohur edhe me emrin Emiljano, ishte dënuar me 2 vjet burg për plagosje disa vite më parë.

Në 26 korrik 2010 ai ishte përfshirë në një konflikt me dy persona ndaj të cilëve kishte qëlluar me armë duke u shkaktuar dëmtime pas një debatit në lokal.

 

 

Etiketa: arrestohet 20-vjecaripoliciavrasja e emiljano bocit


Ju sugjerojmë

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

15 Nëntor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:27 am
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

14 Nëntor, 2025 3:48 pm
GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja
Kronikë

GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja

14 Nëntor, 2025 3:39 pm
Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje
Kronikë

Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje

14 Nëntor, 2025 3:38 pm
Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner
Aktualitet

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner

14 Nëntor, 2025 2:15 pm
SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…
Aktualitet

SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…

14 Nëntor, 2025 2:13 pm
Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë
Kronikë

Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë

14 Nëntor, 2025 1:34 pm
Para
Video/ Bashkëshorti surprizon Mayan live në studio

Video/ Bashkëshorti surprizon Mayan live në studio

Kancelari austriak nga Serbia:Marrëveshja me Kosovën,kusht themelor për BE

Kancelari austriak nga Serbia:Marrëveshja me Kosovën,kusht themelor për BE

Vetting edhe në Maqedoni si në Shqipëri

Vetting edhe në Maqedoni si në Shqipëri
















TE FUNDIT

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
15 Nëntor, 2025

Rëndohet bilanci i atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit të ndodhur të martën e 11 Nëntorit. Pas 4 ditësh në trajtim...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
15 Nëntor, 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton sot se vendi ynë ditën e Shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
15 Nëntor, 2025

Dashi Këshilla të vlefshme për të rritur të ardhurat tuaja mund t’ju vijnë sot, ndoshta nga një mik i ngushtë...

Lexo më shumë

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com