Policia e Durrësit ka arrestuar një 27-vjeçar pasi gjatë mesnatës i vuri zjarrin një automjeti të parkuar përpara një banese në Spitallë.
Mësohet se në pranga ka rënë i riu i identifikuar si Erjon Xhelo, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërimi i pronës me zjarr”.