Policia e Elbasanit ka arrestuar një të ri, i cili dyshohet të këtë dhunuar një 63-vjecar.
Mësohet se u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti dhe u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 26 vjeç, banues në Elbasan.
26-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin P. S., 63 vjeç, e ka goditur atë me grushte dhe e ka kanosur me mjet prerës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.