Policia ka arrestuar një 23-vjeçar në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur një infermier për shkak të detyrës.
Ai akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
“Arrestohet shtetasi A. Zh., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A. N., me detyrë infermier pranë këtij spitali”, njofton policia.