Një 44-vjeçare, dhe një 26-vjeçar, nënë e bir, të dy banues në Tiranë janë vënë në pranga nga efektivët e Tiranës.
Sipas edhe komunikatës zyrtare nga Policia, dyshohet se nënë e bir kanë ushtruar dhunë ndaj njëri- tjetrit.
Teksa janë vënë në pranga të dy, mbi ta rëndon akuza e veprës penale ‘’Dhuna në familje’’.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit F. C., 44 vjeçe, dhe A. C., 26 vjeç, (nënë e bir), të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”,-thuhet në njoftim.