Dy persona janë arrestuar në Vlorë për vjedhje.
Konkretisht A. M. 32 vjeç dhe E. S. 27 vjeç, të dy banues në Vlorë, ishin në kërkim nga policia pasi në datën 19 korrik në lagjen “Kushtrimi” në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje një lokal në pronësi të H.S.
Identifikimi i tyre është bërë nëpërmjet kamerave të sigurisë.
Mbi ta rëndon vepra penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. /Opinion.al