Një grup grash grabitese eshte ndaluar nga policia greke në Selanik.
Siç shkruan CNN.gr, një grup prej 4 grash kanë bërë vjedhje e grabitje të shumta në zonat e veriut të Greqisë.
Ata futeshin nëpër dyqane e supermakete dhe vidhnin mallrat nën hundën e punonjësve.
Ata kishin krijuar një rrjet të përsosur me bashkëpunëtorë. Të gjitha mallrat që ato vidhnin nëpër dyqane i sillnin në Shqipëri, ku i shisnin.
Janë dashur 6 muaj hetime për të shkatërruar këtë organizatë kriminale, shkruan CNN. Ata kanë vjedhur në të paktën 68 dyqane në veriun e Greqisë.