Dy persona në shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar sot në aeroportin e Rinasit. Gjatë kontrollit të dokumenteve ata kanë rezultuar se ishin në kërkim, njëri nga autoritetet italiane ndërsa tjetri në Kosovë.
Një nga të ndaluarit është një 40 vjeçar shqiptar me inicialet A.P. i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane pasi gjykata e Venecias ka lëshuar urdhër-arresti për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Personi tjetër është një 39-vjeçar nga Kosova me inicialet R.Xh, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK, pasi autoritetet gjyqësore kosovare kanë lëshuar urdhër-arresti për mashtrim.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën dhe Policinë e Kosovës po vijon procedurat për ekstradimin e tyre. /Opinion.al