Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, babë e bir, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Babë e bir kishin përshtatur lokalin e tyre në lagjen “Skënderbeg” për përdorimin dhe për shitjen në doza, të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale, të dy këta shtetas u arrestuan në flagrancë, si dhe u sekuestruan doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 22 vjeçar, pasi u kap në këtë lokal, me disa doza të lëndës narkotike kokainë, me vete.