Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Zvicër pasi janë kapur duke u kujdesur për rreth 500 bimë kanabisi.
Mësohet se ata po e rrisnin bimën narkotike në një ambient të përshtatur për kultivimin e tyre.
Policia e Zyrihut ka vënë në pranga një 22-vjeçar dhe një 38-vjeçar.
Sipas mediave zvicerane besohet se dy shqiptarët ishin punësuar nga një person i tretë, i cili ende mbetet i panjohur për autoritetet./Opinion.al