Policia ka arrestuar dy persona në Vlorë, për armëmbajtje pa leje.
Armandi Beqiraj u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjet njw armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Ndërsa Sino Llanaj u arrestua pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në autostradën “Fier-Vlorë”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
2 armët e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe automjeti që drejtonte 48-vjeçari Sino Llanaj, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të kontrolleve që kryhen në terren, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e DVP Vlorë, mbështetur nga Forcat e Kombëtare të sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur 2 raste të armëmbajtjes pa leje. Për këto raste u vunë në pranga shtetasit:
-A. B., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;
-S. Ll., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në autostradën “Fier-Vlorë”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
2 armët e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe automjeti që drejtonte 48-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Kontrollet vijojnë me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, që janë rrezik potencial për të kryer ngjarje kriminale.
Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.