Policia e Kosovës njofton se dje në Prizren janë arrestuar 13 romë, shtetas të Shqipërisë, mes tyre tetë meshkuj dhe pesë femra, nën dyshimin se kanë organizuar transportin dhe shpërndarjen e lypsarëve në sheshe, rrugë, dhe lokale.
Arrestimi i tyre është bërë në Prizren.
Sipas Policisë, me vendim të Prokurorisë Themelore nga Departamenti i Krimeve të Rënda, të njëjtëve iu konfiskohen pasaportat, respektivisht letërnjoftimet për të siguruar praninë e tyre në Gjykatë më datën 25 prill 2016.