Brazili ka arrestuar dhjetë persona të enjten nën dyshimin se i takonin Shtetit Islamik dhe po përgatisnin akt terrori gjatë muajit të ardhshëm në Lojërat Olimpike në Rio De Janeiro, ka njoftuar Alexandre Moraes, ministri i Drejtësisë.
Sipas Reutersit, presidenti i përkohshëm Michel Temer ka ftuar një mbledhje urgjente të kabinetit, raporton koha.net.
Një gjykatë në Parana ka njoftuar se grupi planifikonte të përdorte armë dhe taktika lufte për të arritur qëllimin e tyre.