Një operacion i gjerë i sektorit Kundër Krimit Ekonomik dhe SHÇBAsë ka vënë në pranga 10 punonjës të policisë së rendit dhe asaj bashkiake të Kamzës.
Bëhet fjalë për 4 policë të Komisariatit nr. 5 në Tiranë dhe gjashtë policë bashkiakë në Kamëz, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Sipas burimeve të “Panoramës”, thuhet se policët janë arrestuar në kuadër të një operacioni dhe hetimi katër mujor pasi dyshohet se kanë favorizuar ndërtimet pa leje në Kamëz.
Emrat e tyre nuk bëhen të ditura nga policia.//Panorama Online