Policia e Durrësit ka bërë publikë emrat e tre personave të arrestuar në mesditë, të dyshuar si ‘vrasës me pagesë’, në një operacion të organizuar në disa zona të qytetit bregdetar.
Janë arrestuar në Durrës Gazmend Dervishi, Dritan Nikolli dhe Bruno Shehu 31 vjeç.
Tre personat ndodheshin në një benz me targa Gjermane. Ata nuk i ndaluan policisë në Maminas, e cila i ndoqi ata për rreth 30 minuta.
Gjatë arrestimit janë sekuestruar një automatik dhe një pistoletë me mulli.
Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se, është bërë i mundur parandalimi i një vrasje në Manzë, por pa detajuar se kush ishte shënjestra.
Goditja e këtij grupi vjen pas dy ngjarjeve të bujshme kriminale, të ndodhura brenda një harku të shkurtër kohor në Durrës.