Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Bashkinë e Tiranës pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Paraprakisht bëhet me dije se Rama ka zhvilluar një takim me 3 nënkryetarët e bashkisë.
Ashtu siç shihet në videon e mëposhtme kryeministri Rama largohet nga Bashkia, i shoqëruar nga një prej nënkryetarëve Ristani.
Kujtojmë se Bashkia e Tiranës ka tre nënkryetarë Anuela Ristani, Andi Seferi dhe Keti Luarasi.