Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i Stresit/ Flet i ati, Sali Lusha: Presion për të më trembur mua

2016/10/29 at 3:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Arrestimi i Stresit/ Flet i ati, Sali Lusha: Presion për të më trembur mua

Duket se problemet e reperit me drejtësinë këtë herë kanë shqetësuar edhe familjen e tij. Pas shoqërimit në polici dy ditë më parë, babai i Stresit, Sali Lushaj, ka vendosur të flasë për herë të parë për “Bluetooth”, duke rrëfyer arsyet e vërteta të këtij sulmi ndaj të birit.

Sipas Lushajt, gjithçka ka ndodhur për të provokuar pikërisht atë. Në intervistën e dhënë, ai shprehet se këto ngjarje kanë prapavijë politike. “Të gjithën këtë e bëjnë tek im bir, si një lloj presioni që të më trembin mua, familjen, duke e ditur që jemi kundërshtarë politikë të PS”, akuzon babai i Arkimedit, i njohur për lidhjet e tij me Partinë Demokratike. Babai i reperit shprehet se kjo situatë ka kohë që vijon dhe porosia e vetme që ai gjithnjë i jep të birin është t’i bindet forcave të rendit. Sali Lushaj shprehet se urdhrat për të ndaluar të birin nuk vijnë nga policët e thjeshtë, por nga dikush më i rëndësishëm…

Arrestimet e shpeshta të Stresit kanë shqetësuar edhe familjen…
Po, shumë. Unë isha në Tropojë kur më telefonon bashkëshortja dhe më thonë që arrestuan Stresin. Arsyeja ishte vendimi i gjykatës dhënë pak ditë më parë. Edhe policia e dinte shumë mirë që vendimi është ekzekutuar, është në liri me kusht. Të gjithën këtë e bëjnë tek im bir, si një lloj presion që të më trembin mua, familjen, duke e ditur që jemi kundërshtarë politikë të PS.

Kundërshtar të Partisë Socialiste ka shumë, pse e kanë pikërisht me familjen Lushaj?
Nuk e di pse e kanë kapur me ne. Ndoshta s’kanë ç’më të më bëjnë mua dhe merren me djalin, presin që t’i provokojë, që nga rasti ku Stresi u largua nga komisariati. Unë kam shumë miq edhe në polici dhe më kanë thënë që duan provokimin më të vogël. Unë vetë i kam thënë Stresit që bindu, nëse policia të ndalon. Duhet t’i bindesh asaj që ata thonë. Nuk ka faj policia në këtë mes.

Në fakt, mendoni se vetë Stresi “i jep material”, pra bën një shkelje që e shoqërojnë?
Jo fare, asnjëherë. Dhe policia është treguar korrekte. Ka ardhur e ka shoqëruar, por janë sjellë mirë. Por janë ata që i urdhërojnë.

Kush i urdhëron, keni një emër që fshihet pas këtyre arrestimeve?
S’mund ta bëjë as shefi i komisariatit, është punë drejtorie, pra më lartë sesa policia.

Pse e kanë pikërisht me Stresin, djalin tuaj?
Ndoshta se me mua nuk do t’ia dilnin. Më kanë provokuar një natë, më ra dikush me makinë, më çuan në komisariat, më mbajtën shtatë orë pa asnjë arsye dhe në fund më liruan.

A ndjeheni të kërcënuar nga kjo situatë?
Kërcënimi është i përgjithshëm. Unë kështu kam qenë që 15, 16 vjeç, që në kohën e Enverit, rebel. Kurrë s’kam ofenduar një polic, apo të kem bërë diçka të gabuar. Edhe në kohën e Nanos më kanë arrestuar, por ka kaluar pa problem, sepse jam sjellë mirë me ta. Edhe Stresi sillet mirë, pasi unë vetë e porosis çdo ditë, që në çdo kohë të vijë policia, të sillet konform ligjit.

Keni menduar për një padi ndaj kësaj padrejtësie që ju bëhet?
Jo, është e kotë që të vërtitesh nëpër gjykata për këtë çështje. Edhe policia ndjehet keq, teksa e dinë edhe vetë që janë në gabim, por janë të urdhëruar. Policia vetë është e pafajshme.

Si e keni menduar ta zgjidhni këtë situatë, pasi Stresin po e shoqërojnë shpesh?
As vetë nuk e di. Është një situatë absurde.

Ju vetë i keni parë daljet publike të Stresit, me hashash, ia keni “tërhequr veshin”, për këto demonstrime?
Po, e kam parë. Në fakt, një pjesë të mirë edhe ia botojnë. Nuk them që ky vetë nuk ka bërë të tilla foto, por shpeshherë edhe është abuzuar me këtë çështje.

Si do të vijojë kjo historia e Stresit, keni menduar ta largoni nga Shqipëria?
Stresi është një person i lirë tanimë, pse të largohet?! Si për çdo prind, për mua Stresi është djali më i mirë. Unë kurrë s’e kam lënë të ngacmojë një njeri, madje edhe këtë e ka pjesë të karakterit të vet. Përse nuk është ankuar kurrë një qytetar për të?

Në fakt në mediat shfaqet si një natyrë rebele, si është Stresi në shtëpi?

Është shumë i urtë, shumë i respektueshëm. Edhe në lagje të gjithë kanë respekt për të.

Përse është krijuar ideja e një “bad boy”?
S’di çfarë të them për këtë.

Ndoshta ka lidhje me muzikën, me natyrën e një reperi?
Ndoshta është edhe kjo. Dikush s’do ta lërë të ngrihet, dikush do ta dëmtojë.

Si i ka marrëdhëniet vetë Saliu me pushtetin aktual?
Përveç asaj që ju thashë pak më lartë, unë vetë nuk kam pasur as shqetësimin më të vogël.

Si mendoni, ku e ka zanafillën ky inat, këto provokime?
Mendoj se është diçka e vjetër, por që s’duhet të ndodhë. As kur të jemi ne në pushtet, s’duhet t’i ndodhë një të majti. Mendoj se janë për shkak të bindjeve politike, pasi ne, Stresi e ka deklaruar hapur.

Shqetësoheni se mund të ndodhë diçka më e rëndë se kaq?
Po, edhe mund të ndodhë. Mund t’i vënë diçka në trup apo në makinë, që në fakt nuk i ka me vete. Gjithçka mund të ndodhë.

Keni diçka të fundit për të thënë?
Doja të shtoja që edhe tri herë në ditë ta shoqërojnë Stresin, unë nuk do të bie pre e provokimeve. Thashë, policët në këtë rast nuk kanë asnjë faj.

Gazeta Shqiptare

Ju sugjerojmë

Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike
Kryesore

Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike

8 Korrik, 2025 6:40 pm
11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..
Politikë

11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..

8 Korrik, 2025 6:27 pm
A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji
Politikë

A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji

8 Korrik, 2025 6:18 pm
Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!
Kryesore

Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!

8 Korrik, 2025 6:03 pm
Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët
Kryesore

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët

8 Korrik, 2025 5:52 pm
Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës
Kryesore

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës

8 Korrik, 2025 5:43 pm
Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…
Aktualitet

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…

8 Korrik, 2025 5:35 pm
Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave
Bota

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

8 Korrik, 2025 5:27 pm
Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
Rajoni

Marta Kos: Serbia duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës

8 Korrik, 2025 5:06 pm
Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë
Kryesore

Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë

8 Korrik, 2025 4:51 pm
Para
Prangosen ‘skifterët’ shqiptarë, 114 vjedhje në Itali

Prangosen 'skifterët' shqiptarë, 114 vjedhje në Itali

Foto/ Audi i dhuron futbollistëve të Barcelonës nga një makinë të re secilit

Foto/ Audi i dhuron futbollistëve të Barcelonës nga një makinë të re secilit

Pezullohet magjistratura. Vendimi i Kushtetueses, pasoja mbi shkollën

Pezullohet magjistratura. Vendimi i Kushtetueses, pasoja mbi shkollën

TE FUNDIT

Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike

Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike
8 Korrik, 2025

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim në Bashkinë e Durrësit. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe...

Lexo më shumë

11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..

11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..
8 Korrik, 2025

Në konferecën e parë për mediat pas fitimit të lirisë me kusht, ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji u ndal ndër...

Lexo më shumë

A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji

A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji
8 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji foli në një konferencë për mediat mbasditen e sotme për herë të parë pas...

Lexo më shumë

Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!

Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!
8 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji po zhvillon konferencën e tij të parë për mediat, pas lirimit të tij me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com