Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi është vënë në pranga pasditen e sotme në Kavajë. Kanë qenë efektivët e këtij komisariati që kanë zbardhur urdhrin e lëshuar nga prokuroria dhe Gjykata e Tiranës që i kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.
“Nga ana e specialistëve të Komisariatit të Policisë Kavajë,u zbatua urdhri i Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, datë më 13 qershor 2016 e cila ka vendosur masën e sigurisë personale “arrest me burg” për shtetasin,
Elvis Rroshi, 41 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga Neni 190/1 i Kodit Penal”, thuhet në një reagim të shkurtër të Policisë së Tiranës, që ka nën administrim edhe Kavajën.