Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani ka reaguar ashpër në lidhje me shoqërimin nga policia të biznesmenit Nikollaq Neranxi.
Bogdani ka thënë se mbi 50 forca policie, rrethojnë kompaninë Neranxi për një parkim të gabuar, për të arrestuar biznesmenin Nikollaq Neranxi, a thua ai është një kriminel.
“Hakmarrje e Veliajt, sepse protestoi për rritjen e taksave të Bashkisë. Turp!”-ka thënë deputeti i PD-së, Gerti Bogdani, duke shënuar kështu reagimin e parë nga radhët e opozitës.
Neranxi është shoqëruar në polici me vullnetin e tij, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes në lidhje me konfliktin e ndodhur për një parking të paligjshëm mes truprojave dhe efektivëve të Komisariatit nr 6.