Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK-së në Serbi, ministria e Jashtme e Kosovës kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për lirimin e tij

2024/01/06 at 9:52 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK-së në Serbi, ministria e Jashtme e Kosovës kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për lirimin e tij

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) ka dënuar, siç tha, ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe dhe kërkoi ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për lirimin e tyre.

Përmes një njoftimi për media, MPJD mbrëmjen e 5 janarit bëri të ditur se autoritetet në Serbi kanë arrestuar dy qytetarë të Kosovës, Hasan dhe Xhavit Daka.

Kjo ministri tha se Xhavit Daka tashmë është liruar. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkretë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, u tha në njoftim, pa dhënë detaje se për çfarë arsye është arrestuar Daka.

Autoritetet në Kosovë thanë se për rastin kanë njoftuar zyrën e Bashkimit Evropian në Serbi si dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe.

MPJD tha se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi do të paraqesë kërkesë zyrtare tek autoritetet serbe që udhëheqësi i kësaj zyreje, Jetish Jashari, të mund të vizitojë Hasan Dakën dhe të njoftohet për trajtimin që po i bëhet nga organet serbe.

“Njëkohësisht ftojmë të gjithë qytetarët që mund të ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 0051”, u tha në njoftim.

Edhe në të kaluarën, qytetarë të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet serbe. Një nga ta, Nezir Mehmetaj ishte arrestuar në janar të vitit 2020 në pikën kufitare në Merdarë nën dyshimet se ka kryer krime lufte më 1999 në Rudicë të Klinës.

Që nga arrestimi, ai gjendet në paraburgim në Beograd./REL

Ju sugjerojmë

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin
Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin

9 Korrik, 2025 4:02 pm
Komisioni Evropian publikon raportin për Shtetin e së Drejtës për Shqipërinë
Aktualitet

Komisioni Evropian publikon raportin për Shtetin e së Drejtës për Shqipërinë

9 Korrik, 2025 3:53 pm
Manja: Pavarësia dhe llogaridhënia, dy shtylla të patjetërsueshme për…
Aktualitet

Manja: Pavarësia dhe llogaridhënia, dy shtylla të patjetërsueshme për…

9 Korrik, 2025 3:41 pm
Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska
Rajoni

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

9 Korrik, 2025 3:31 pm
“8 grupe arkitektësh të…”/Rama: Kjo hapësirë publike nuk është më ‘tokë e xanun’
Aktualitet

“8 grupe arkitektësh të…”/Rama: Kjo hapësirë publike nuk është më ‘tokë e xanun’

9 Korrik, 2025 3:21 pm
I vuri zjarrin banesës së hallës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

I vuri zjarrin banesës së hallës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

9 Korrik, 2025 3:04 pm
Mitsotakis: Çdo migrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet
Rajoni

Mitsotakis: Çdo migrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet

9 Korrik, 2025 2:48 pm
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
Rajoni

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës

9 Korrik, 2025 2:29 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Shqiptarët bllokohen në autobus në aeroportin e Beogradit, autoritetet serbe heshtin

9 Korrik, 2025 2:10 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Në timon i droguar/Tentoi t’i largohet policisë dhe plagos 2 efektivë, bie në pranga

9 Korrik, 2025 2:02 pm
Para
I dënuar me 30 vite burg për vrasje, arrestohet në Itali Agron Tufa

I dënuar me 30 vite burg për vrasje, arrestohet në Itali Agron Tufa

Përplasen disa automjete në Rrugën e Kombit, shkak dyshohet mjegulla e dendur

Përplasen disa automjete në Rrugën e Kombit, shkak dyshohet mjegulla e dendur

41-vjeçarja u vetëvra pas sulmeve në rrjete sociale/ Manja: Rishikojmë legjislacionin, asnjë tolerancë bullizmit!

41-vjeçarja u vetëvra pas sulmeve në rrjete sociale/ Manja: Rishikojmë legjislacionin, asnjë tolerancë bullizmit!

TE FUNDIT

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin
9 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të shkallës...

Lexo më shumë

Komisioni Evropian publikon raportin për Shtetin e së Drejtës për Shqipërinë

Komisioni Evropian publikon raportin për Shtetin e së Drejtës për Shqipërinë
9 Korrik, 2025

Parlamenti Europian miratoi sot më 9 korrik raportin për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së, me 502 vota nga 689 të...

Lexo më shumë

Manja: Pavarësia dhe llogaridhënia, dy shtylla të patjetërsueshme për…

Manja: Pavarësia dhe llogaridhënia, dy shtylla të patjetërsueshme për…
9 Korrik, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, ku...

Lexo më shumë

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska
9 Korrik, 2025

Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë ka hequr masën e paraburgimit për Radovan Vishkoviqin, kryeministër i Republikës Sërpska (RS), dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com