Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i ish-kryeministrit, mijëra njerëz protestojnë në rrugët e Pakistanit

2023/05/10 at 4:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i ish-kryeministrit, mijëra njerëz protestojnë në rrugët e Pakistanit

Police (foreground) use tear gas to disperse Pakistan Tehreek-e-Insaf party activists and supporters of former Pakistan's Prime Minister Imran Khan during a protest against the arrest of their leader, in Lahore on May 10, 2023. (Photo by Arif ALI / AFP)

Mijëra njerëz janë ngritur në protestë duke marshuar nëpër rrugët e qyteteve të Pakistanit, pas arrestimit të ish-kryeministrit të vendit Imran Khan në lidhje me një rast korrupsioni.

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, u mbajt në paraburgim për tetë ditë, nga një gjykatë kundër korrupsionit, ndërsa protestat e dhunshme mbarëkombëtare për arrestimin e tij shpërthyen për të dytën ditë.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shuar protestat e mbështetësve të ish-kryeministrit të cilët kanë shfaqur zemërim, ndërsa situata po përshkallëzohet.

Qeveria tha se për shkak të protestave të dhunshme 8 persona kanë mbetur të vrarë ndërsa rreth një mijë janë arrestuar pasi u dogjën 25 automjete policie dhe më shumë se 14 ndërtesa qeveritare. Shërbimet e të dhënave celulare u mbyllën për të dytën ditë të mërkurën ndërsa autoritetet në vend kanë vendosur një urdhër që ndalon të gjitha tubimet.

Khan u arrestua gjatë një seance rutinë në kryeqytetin Islamabad të martën dhe u largua në një vend të panjohur gjatë natës përpara se të shfaqej pas dyerve të mbyllura në një gjykatë të mbledhur posaçërisht në selinë e policisë.

“Gjykata ka miratuar tetë ditë paraburgim fizik të Imran Khan,” tha Ali Bukhari, një avokat i Khan.

Ish-ylli i kriketit, i cili mbetet jashtëzakonisht i popullarizuar, ka mohuar më parë të gjitha akuzat në dhjetëra çështje të ngritura kundër tij. Ai thotë se rastet e panumërta ligjore janë pjesë e një përpjekjeje të qeverisë dhe ushtrisë në vështirësi për ta penguar atë të kthehet në pushtet. Arrestimi i tij ka nxjerrë mijëra mbështetës të tij në rrugë në qytete anembanë vendit.

Arrestimi i Khan erdhi disa orë pasi ushtria e qortoi atë për pretendimin se një oficer i lartë ishte përfshirë në një komplot për ta vrarë atë. Politikanët pakistanezë janë arrestuar dhe burgosur shpesh që nga themelimi i vendit në 1947, por pak e kanë sfiduar kaq drejtpërdrejt një ushtri që ka organizuar të paktën tre grusht shteti dhe ka sunduar për më shumë se tre dekada.

Agjencia e komunikimit e vendit tha se ministria e brendshme kishte urdhëruar ndërprerjen e shërbimeve të internetit celulare dhe kufizuar aksesin në faqet e mediave sociale Tëitter, Facebook dhe YouTube. Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e shkollave në të gjithë vendin – me anulimin e provimeve të fundvitit për studentët.

Qindra oficerë policie janë plagosur në të gjithë vendin, ndërsa në provincën më të populluar të Pakistanit, Punjab, rreth 1000 njerëz janë arrestuar dhe ushtria është urdhëruar të vendoset për të ruajtur paqen.

Protestuesit bllokuan disa rrugë që të çonin në Islamabad rreth drekës së së mërkurës, por kishte një prani të madhe sigurie në të gjithë kryeqytetin, veçanërisht jashtë të ashtuquajturave linja të policisë ku u mblodh gjykata speciale./Opinion.al

Etiketa: ish-kryeministripakistanprotesta

Ju sugjerojmë

Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes
Kryesore

Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes

22 Janar, 2026 1:20 pm
“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë
Politikë

“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë

22 Janar, 2026 12:50 pm
Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE
Kryesore

Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE

22 Janar, 2026 12:48 pm
Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump
Kryesore

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump

22 Janar, 2026 12:28 pm
Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit
Bota

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit

22 Janar, 2026 12:25 pm
Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
Bota

Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak

22 Janar, 2026 12:21 pm
Mbretëria e Bashkuar refuzon “Bordin e Paqes”
Bota

Mbretëria e Bashkuar refuzon “Bordin e Paqes”

22 Janar, 2026 12:19 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Bordi i Paqes, PD kërkon që Shqipërinë ta përfaqësojë Begaj, jo Rama

22 Janar, 2026 10:58 am
Seanca në Kushtetuese për Ballukun, Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë
Aktualitet

Seanca në Kushtetuese për Ballukun, Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë

22 Janar, 2026 10:14 am
Ankesa ndaj Evropës dhe Groenlanda, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos
Bota

Ankesa ndaj Evropës dhe Groenlanda, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos

22 Janar, 2026 9:23 am
Para
Dialogu me Serbinë, Osmani: Nuk duhet të biem në kurthin e Vuçiçit

Dialogu me Serbinë, Osmani: Nuk duhet të biem në kurthin e Vuçiçit

Masakrat në Serbi, Vuçiç: Deri më tani janë dorëzuar më shumë se 3000 armë

Masakrat në Serbi, Vuçiç: Deri më tani janë dorëzuar më shumë se 3000 armë

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

Publikohen çmimet e reja të karburanteve

TE FUNDIT

Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes

Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes
22 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në parlament për paraqitjen e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e...

Lexo më shumë

“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë

“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë
22 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Kryeministri Edi Rama po e përdor për të fituar ndikim politik marrëveshjen...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE

Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE
22 Janar, 2026

Ministrja Elisa Spiropali në seancën në Kuvend ka prezantuar marrëveshjen për Bordin e Paqes, duke theksuar se Bordi i Paqes...

Lexo më shumë

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump
22 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në seancën plenare, iu përgjigj deputetëve demokratë se përse nuk mori pjesë në forumin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com