Zbardhen përgjimet e punonjësve të policisë arrestuar për favorizimin e ndërtimeve pa leje. Dje, kur inspektorët e INUV u lanë në burg, përfaqësuesi i prokurorisë ka paraqitur në gjyq një sërë provash para gjykatës, mes të cilave deklarimet e punonjësve të Bashkisë Kamëz, deklarime të banorëve dhe tabela fotografike.
Nga ana tjetër, për punonjësit e policisë prokuroria ka prezantuar dhjetëra biseda të përgjuara ku, sipas prokurorisë, del në pah dijenia që policët kanë për ndërtimet pa leje.
“Panorama” ka siguruar dosjen e prokurorisë, ku zbardhen përgjimet si më poshtë:
PËRGJIMI I SINËS
(Më 10.10.2015 Mentor M. i telefonon Qemal Sinës)
Mentor M.: Jam Mentori, këtu kanë ardhur ata të INUKut dhe më kanë bllokuar punimet.
Qemal S.: Hajt se flasim nga afër se jam larg
Mentor M.: Jam në shtëpi. Po dërgoj atë shokun.
Qemal S.: Po nuk erdhe tani të më takosh mua, mos më thuaj që të preva në besë. Të kam dhënë shansin, po ti po më shmangesh!
Mentor M.: Nuk jam i pabesë dhe mos ki merak. Tani jam pak keq, se jam duke punuar.
Qemal S.: Po nuk erdhe tani këtu, unë nuk të marr përsipër asgjë.
Mentor M.: Po mirë, më prit pak sa të vishem dhe po vij dhe takohemi aty se unë nuk jam i pabesë.
PËRGJIMI I MULAJT
(Biseda e datës 25.07.2015)
Resul S.: A shef, ka je?
Fatmir M.: Unë jam ka vij andej sot.
Resul S.: A mund të takohena? Do me t’taku ai.
Fatmir M.: Nuk e di, po ik se s’jam t’u u taku unë me ato, se s’kam ça.
Resul S.: Po hajde, se takohena veç.
Fatmir M.: Nuk… mirë, mirë.
Resul S.: Hajde se folim bashkë.
(Biseda 26.10.2015)
Resul S: A mun e marrësh atë S.., në telefon, me i thanë kshu kshu më kanë ardhur policia këtu ke shpia.
Fatmir M.: Po, po, ta çoj numrin e tij. Merre atë mikun e tij. Merre mikun e thuaji kshu kshu.
Resul S.: Okej, në rregull.
BISEDA PER LEKËT
(Resul S. flet me Z.B, dt. 27.10.2015)
Resul S.: Mos e trashasim fort a.
Z.B.: Jo, mos e trashasim shumë.
Resul S.: E kan trash policia, i kanë marrë 600 mijë lek, qe, me pas ba një gjysëm kati shpi jasht.
Z.B.: Kur kshu ore?
Resul S.: Dje!
Z.B.: Ke shpia?
Resul S.: Po, mu ke shpia, çat gjims kati që jam tu sovatu ma, 600 mijë e 600 mijë, nuk ban krejt… Sot ka dhan paret e i kemi montu prap.
Resul S.: Si thaje nali nja 200 mijë për të vu skelën tahaj se na i prajshët.
Z.B.: I, ne unë i thash 200 mij po, po ky thot 600 mij unë nuk e di ma hajt…
(Biseda me Resul S. dhe A.S. më 26.10.2015)
Resul S.: Deri çtashi në polici. Më erdhën për atë punën e ndërtimit.
A.S.: Si u ndave?
Resul S.: Kuptohet, më kanë than me vazhdue…
- S.: Të kan spiunu. A të than që të kan spiunu.
Resul S.: Po ene me fotografi shpaja. Ustallarët tu punue. Deri tani në polici. Po unë kam pas fol me atë të madhin. Fola me vëllain e gruas asaj, se ai ka kan ndërmjetësi. Unë s’e takova në Kamëz, po ai u fut vet n’zyr dhe i kishte than se të më thush i dit para. Ja çova atë kafen e ja thash atij majkut vet. I thashë çoja at kafen se ja pata premtu. Kish thanë ne të vazhdoj, ne të vazhdoj.
A.S.: Me një fjalë nuk janë plotësu letrat. Të paktën e paske mshel se të kapshin punëtorët e ti rrasshuin mrena, në gjyqe e hajde bir.
(Biseda e datës 29.07.2015)
S.D.: Nuk më del në telefon B…, ça me bë?
Mulaj: Më para me taku shefin e krimeve në zyrë. Thuaji kshu kshu, veç sa ta merr mendja ty.
S.D.: Nja tre.
Mulaj: Çfarë të them tani. Aq.
S.D.: Po a bëhet, a katër a pesë?
Mulaj: Ta mbarosh.
S.D.: Me i shku te zyra që tani?
Mulaj: Po bre, shko e thuaji.
S.D.: Po shkoj ta takoj pra, ti them nja… po ja le nja pesë aty, çfarë t’bësh.
Mulaj: Mir, mir. Shpija thuj ka kohë që është bërë, qysh…