Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i Ilir Metës, reagon ministri i Brendshëm: U përdor forca, pasi policia u përball me kundërshti

2024/10/22 at 8:23 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Ilir Metës, reagon ministri i Brendshëm: U përdor forca, pasi policia u përball me kundërshti

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar disa orë pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.


Sipas ministrit të Brendshëm, Ilir Meta u nxor me forcë nga makina pasi sipas tij policia u përball më kundërshti të zbatimit të vendimit.

Ai thekson se janë përdorur etiketime të rënda ndaj Policisë dhe janë akuzuar efektivët për faje, që nuk i kanë bërë.

“Kam ndjekur me vëmendje dhe respekt opinionet e një sërë analistësh të angazhuar mbrëmë, lidhur me ndalimin e shtetasit Ilir Meta, nga Policia e Shtetit.

Fjalori ka qenë ekstrem për mënyrën sesi u ekzekutua urdhri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ndaj shtetasit në fjalë.

Janë përdorur etiketime të rënda ndaj Policisë dhe janë akuzuar efektivët e saj për faje, që nuk i kanë bërë, dhe reagimi ndaj rezistencës me forcë të personit, që kishin detyrë të ndalonin është nxjerrë jashtë kontekstit të ngjarjes.

Janë hedhur edhe variante alternative për mënyrën se si duhej kryer, ku duhej kryer, e kur duhej kryer ndalimi i shtetasit Ilir Meta, për shkak të asaj çka ai ka përfaqësuar në dekadat e jetës politike shqiptare.

Nuk dua të bëj asnjë polemikë me zotërinjtë dhe zonjat e angazhuara, në ekranet e këtij diskutimi.

Ata kishin mbrëmë, përtej pozicionimeve të njohura, edhe avantazhin e spektatorit në dhënien e gjykimeve, jashtë dinamikës dhe tensionit të ngjarjes.

Por e ndjej për detyrë të shprehem në emër të atyre efektivëve, të cilët nuk e meritojnë trajtimin tejet tendencioz, që iu bë operacionit të tyre.

Për zbatimin e vendimit të Gjykatës u angazhuan efektivë të Forcës Lëvizëse Operacionale, forcë e posaçme e trajnuar dhe specializuar për të ndjekur protokollet standarde sipas rastit, dhe jo punonjës të Rendit, që është një forcë shërbimi ditor.

Ata fatkeqësisht u përballën me një subjekt, që kundërshtoi forcërisht t’i nënshtrohej vendimit të Gjykatës, sapo mori dijeni për të.

Kjo është zanafilla e ngjarjes dhe nga këtu fillon arsyetimi sipas protokollit, që Policia e Shtetit ndjek në ekzekutimin e një vendimi ndalimi.

Me këtë fakt lidhet edhe e gjithë shija, sigurisht jo e mirë e skenës që u krijua.

Nëse shtetasi Ilir Meta nuk do ta kishte kundërshtuar ekzekutimin e vendimit, dinamika e ngjarjes nuk do të kishte prodhuar asgjë tjetër, përveçse kalimin e qetë të tij, nga automjeti privat në automjetin e shoqërimit në Polici.

Nga ana tjetër, askush nuk e thotë dot, që ajo shfaqje e dhunshme kundërshtie, nuk do të kishte qenë e njëjta kudo tjetër, ku do të mund të bëhej ndalimi i tij.

Madje sipas analizës përgatitore të operacionit, në të tjera rrethana, rezultati mund të kishte qenë edhe më problematik për shijen e atyre, që mbrëmë e trajtuan Policinë si autore të një operacioni të dhunshëm.

Por fatkeqësisht dhe çuditërisht, të gjithë ata “harruan”, që vetëm kundërshtimi i saj me dhunë dhe asgjë tjetër, e bëri të pashmangshëm shoqërimin me forcë të shtetasit Ilir Meta. Për pasojë edhe skenën shqetësuese!

Prandaj me keqardhje të sinqertë për pamundësinë e shmangies së shoqërimit të tij me forcë, jam po ashtu i keqardhur, që nuk bie dot dakord me optikën e akuzatorëve të mbrëmshëm të Policisë së Shtetit.

Me fjalorin e tyre ekstrem ndaj efektivëve të saj, jo dhe jo. Kurrën e kurrës.

Dhe në fund, e shoh të nevojshme të nënvizoj një të vërtetë absolute dhe fare banale. Kur Policia e Shtetit, jo në Shqipëri, por kudo në botë, merr një urdhër arresti, nuk ka në dispozicion shumë opsione, por vetëm një: Të ndalojë personin e kërkuar dhe pikë. As mund ta lajmërojë, as mund ta ftojë dhe as mund të koordinojë me të, vendin dhe orën e ndalimit. Të gjitha këto nuk janë thjeshtë të pamundura, por janë vepër penale, që ndëshkohen me burg.

Pra, Policia e Shtetit dje kreu detyrën dhe u detyrua ta kryente duke përdorur forcën, për gjithë sa sqarova më lart, duke iu referuar dinamikës së ngjarjes, jo dëshirës, sesi do të kishte qenë më mirë të ndodhte apo të mos ndodhte”, shkruan Hoxha.



Ju sugjerojmë

Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë
Bota

Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë

21 Korrik, 2025 10:49 pm
Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin
Bota

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin

21 Korrik, 2025 10:26 pm
Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..
Politikë

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..

21 Korrik, 2025 10:04 pm
Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë
Bota

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë

21 Korrik, 2025 9:35 pm
Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën turisti nga RMV, pësoi arrest kardiak pasi hyri në det

21 Korrik, 2025 9:08 pm
“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë
Aktualitet

“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë

21 Korrik, 2025 9:01 pm
Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut
Rajoni

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

21 Korrik, 2025 8:43 pm
Ballkani përballet me zjarre
Rajoni

Ballkani përballet me zjarre

21 Korrik, 2025 8:25 pm
Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje
Aktualitet

Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje

21 Korrik, 2025 8:07 pm
Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet
Bota

Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet

21 Korrik, 2025 7:50 pm
Para
Parashikimi i motit, 7 korrik 2023

Parashikimi i motit, 22 Tetor 2024

Përfaqësuesi i Koresë së Veriut në OKB mohon dërgimin e trupave në Rusi

Përfaqësuesi i Koresë së Veriut në OKB mohon dërgimin e trupave në Rusi

Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin, ja emri nga radhët e PS-së që pritet të marrë nesër mandatin e deputetit

Jurgis Çyrbja mbërrin në Gjykatë, pritet të njihet me masën e sigurisë
















TE FUNDIT

Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë

Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë
21 Korrik, 2025

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të forta me reshje të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta dhe breshër. Raportet për dëmet...

Lexo më shumë

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin
21 Korrik, 2025

Koalicioni qeverisës në Japoni ka humbur shumicën në Dhomën e Lartë të Parlamentit, por kryeministri Shigeru Ishiba ka bërë të...

Lexo më shumë

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..
21 Korrik, 2025

Rreth 167 qytetarë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e administratës së bashkisë së Shkodrës deri më sot, 21 korrik,...

Lexo më shumë

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë
21 Korrik, 2025

Shërbimet e sigurisë të Ukrainës kanë arrestuar një zyrtar nga një njësit kryesor kundër korrupsionit, nën akuza se ka spiunuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com