Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i Ervis Berberit/ Garo: Fasadë e drejtësisë për të mbuluar korrupsionin aktiv që bën Rama dhe Balluku

2024/03/14 at 4:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Ervis Berberit/ Garo: Fasadë e drejtësisë për të mbuluar korrupsionin aktiv që bën Rama dhe Balluku

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka reaguar pas arrestimit të Evis Berberit, ish-drejtorit të Autoritetit të Rrugëve.

Përmes një deklarate Garo thotë se arrestimi i tij është përpjekja për të mbajtur gjallë iluzionin se drejtësia po e godet qeverinë dhe se është e pavarur nga kontrolli i saj.

Ajo ka hedhur akuza drejt kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku, ku thekson se arrestimi i Berberit për korrupsion pasiv nga SPAK bëhet në fakt për të mbuluar ata që bëjnë korrupsion aktiv: Ramën dhe Ballukun.

“Arrestimi i Evis Berberit, ish-drejtorit të Autoritetit të Rrugëve, është përpjekja për të mbajtur gjallë iluzionin se drejtësia po e godet qeverinë, dhe se është e pavarur nga kontrolli i saj.

Aspak e vërtetë !

Arrestimi i Berberit për korrupsion pasiv nga SPAK bëhet në fakt për të mbuluar ata që bëjnë korrupsion aktiv: Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, që shtrojnë “rrugë të arta”, mbi 20 milion euro kilometrin, dhe që e kanë kthyer qeverinë në lozhë të korruptimit dhe të përdorjes të çdo zyrtari dhe më pas, flakjes së tyre.

Evis Berberi është Taulant Tusha i qeverisë.

Berberi dhe Tusha janë thjesht ‘dënime anësore’.

Kur Evis Berberi duhej si shofer i Ramës dhe Ballukut, për spotin me makinë të hapur, ku flitej për rrugë të bukura dhe suksese imagjinare të qeverisë, ai u përdor si i tillë.

Tani që të dyve u duhet si i burgosur, ashtu do të jetë!

Përdorimi i drejtorëve si ‘koka turku’ u intereson si qeverisë ashtu dhe SPAK.

Qeveria thotë se nuk e ndalojmë SPAK për të goditur korrupsionin, kurse SPAK thotë se ne po bëjmë drejtësinë re.

Ajo që Shqipërisë i duhet është prerja e kokës e sistemit që e ka kthyer korrupsionin në ligj të pashkruar, jo një ligj që pret disa krerë për të shpëtuar ata në krye.

Partia Demokratike e rithekson qëndrimin se shfaqja teatrale e anti-korrupsionit nuk mund të mbulojë gangrenën e vërtetë të korrupsionit.

Se Shqipëria nuk shpëton pa larguar një herë e mirë ata që shtetin e shohin si mjet pasurimi dhe përjetësimi në pushtet.

Me këtë qëllim ata vjedhin rrugët, për të grabitur zgjedhjet, vrasin shpresën për të nxitur shpopullimin.

Shqipëria shpëton vetëm me politika të qarta dhe të ndershme, ku përgjegjësinë e merr ai që është në krye.

Për këtë duhet një qeveri teknike, që heq dorën e Edi Ramës nga xhepi juaj dhe nga kutitë e votimit, që mundëson zgjedhje të lira dhe që e kthen Shqipërinë në normalitet.

O sot, o kurrë!”, u shpreh Garo./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
Aktualitet

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

9 Qershor, 2025 1:09 pm
Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
Aktualitet

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

9 Qershor, 2025 12:59 pm
Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
Aktualitet

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

9 Qershor, 2025 12:41 pm
Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Para
Escobar: SHBA mbështet fuqishëm Kosovën, të zbatohen marrëveshjet e Brukselit

Tensionet Kosovë-Serbi/ Escobar takon kryeministrin Albin Kurti

Përfshihet nga zjarri pusi i naftës në Cakran

Përfshihet nga zjarri pusi i naftës në Cakran

Stoltenberg: Ukrainës po i mbarojnë municionet…

Stoltenberg: Ukrainës po i mbarojnë municionet...

TE FUNDIT

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit. Në një konferencë me...

Lexo më shumë

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
9 Qershor, 2025

Policia Rrugore në Tiranë vijon kontrollet në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun. Konkretisht...

Lexo më shumë

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com