Është arrestuar këtë të hënë kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili akuzohet për disa vepra penale.
Po me kërkesë të SPAK, mësohet se ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi”.
Por masa e sigurisë nuk është ekzekutuar, pasi mësohet se bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa prej dy ditësh ndodhet jashtë vendit.
Kujtojmë se në muajin dhjetor Prokuroria e Posaçme sekuestroi telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe ushtroi kontroll në ambientet e qendrës “Harabel” dhe të “Nan Gallery”, të themeluara prej saj.