Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimet e zyrtarëve në Lezhë, ja si e konstatuan pronarët e ligjshëm tjetërsimin e pronës

2018/03/18 at 10:43 AM
në Kronikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimet e zyrtarëve në Lezhë, ja si e konstatuan pronarët e ligjshëm tjetërsimin e pronës

Kanë qenë dy indicie ato të cilat kanë nisur hetimet të cilat përfunduan më pas me furtunën e arrestimeve të ndodhur në Lezhë, ku në bangën e të akuzuarve për tjetërsim të pronave janë zyrtarë të lartë të qytetit midis tyre edhe kreu i bashkisë, Fran Frrokaj. Hetimeve e filluara nga nga prokurorët Simon Pashuku dhe Erjon Shehaj, kanë nisur pasi një shtetas ka vërejtur se prona e tij nuk është më prona e tij të cilën e kishte përfituar nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Hetimi i parë ka nisur pas denoncimit në shtator të vitit 2017 të shtetasit Pjetër Prela, i cili ka pretenduar se i është tjetërsuar sipërfaqja prej 234,548 m2 tokë në zonën bregdetare të Shëngjinit.

Pas referimit të çështjes, Prokuroria e Lezhës nisi procedimin penal për veprën “Falsifikim i dokumenteve”.

Ndërsa më 16 shkurt 2018 Prokuroria e Lezhës ngriti dhe akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për zyrtarët që ishin nën hetim.

Në kallëzimin e shtetasit Pjetër Prela, ai pretendon është një nga trashëgimtarët e ligjshëm të të ndjerit Gjergj Mark Prela, për të cilin Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Lezhë, me anë të vendimit nr. 28, datë 19.09.2011, ka vendosur: t’u njohë trashëgimtarëve ligjorë të të ndjerit Gjergj Mark Prela.

Kallëzues Pjetër Prela ka thënë se ngjitur me pasurinë e tij, persona të ndryshëm me dokumente të falsifikuara kanë bërë regjistrimin e një sipërfaqeje toke, e cila është shkëmb dhe rërë duke e paraqitur si tokë “arë” dhe e kanë regjistruar në Hipotekën e Lezhës në një kohë që toka është rërë dhe shkëmb.

Në hetimin e dytë, Prokuroria e Lezhës e ka nisur hetimin pas kallëzimit të shtetasit Gjek Çelaj, i cili më datë 15.09.2017, ka regjistruar edhe procedimin penal nr. 671, viti 2017, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorim detyre”. Në bazë të kallëzimit të Gjek Çelaj, ndër të tjera ka denoncuar se familja e tij ka banuar prej kohësh në vendin e quajtur “Mali i Rencit”, Shëngjin.

Gjyshi i tij, i ndjeri Gjon Preka ka pasur në pronësi të tij pra vitit 1945, në Malin e Rencit, një sipërfaqe toke prej 12 dynymë tokë buke si dhe një sipërfaqe prej 150 dynymë livadhe dhe kullota, fakte këto të pasqyruara në dokumentin nr. 2293/1, datë 04.06.2014, të lëshuar nga Arkivi Qendror Shtetëror. Pas njohjes së pronës, trashëgimtarët e të ndjerit Gjon Prek Çelaj kanë ndjekur rrugën ligjore për kthimin fizik të saj, proces i cili nuk ka përfunduar akoma.

Pavarësisht kësaj, kallëzuesi para disa ditësh ka mësuar se prona, e cila është e familjes së tij dhe për të cilën është në proces gjyqësor për kthimin fizik të saj, me anë të dokumenteve të falsifikuara ishte regjistruar në pronësi të disa personave, të cilët pretendojnë se kanë përfituar në bazë të ligjit 7501.

Nisur nga ky fakt, Prokuroria e Lezhës ka bashkëpunuar të dy procedimet penale në një të vetëm.

Etiketa: arrestimetfran frrokajlezherana e hedhun

Ju sugjerojmë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
Kronikë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

11 Nëntor, 2025 4:30 pm
Atentati në Rinas, kush është viktima
Kronikë

Atentati në Rinas, kush është viktima

11 Nëntor, 2025 3:29 pm
Atentat në Rinas, vritet një person
Kronikë

Atentat në Rinas, vritet një person

11 Nëntor, 2025 2:54 pm
U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena
Kronikë

U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena

11 Nëntor, 2025 2:19 pm
Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, por…
Kronikë

Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, por…

11 Nëntor, 2025 2:07 pm
U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool
Kronikë

U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool

11 Nëntor, 2025 10:29 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet i vdekur një 45-vjeçar, i ngecur në kangjellat e një banese në Maliq

11 Nëntor, 2025 9:55 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Doza kanabisi gati për shitje, arrestohen dy të rinj në Korçë

11 Nëntor, 2025 9:03 am
Para
Marrëveshja për detin/ Presidenti Meta për median greke, ja pse nuk ia dhashë autorizimin Ministrit Bushati

Marrëveshja për detin/ Presidenti Meta për median greke, ja pse nuk ia dhashë autorizimin Ministrit Bushati

Video/ E pabesueshme, shokët e skuadrës rrihen me grushta gjatë lojës

Video/ E pabesueshme, shokët e skuadrës rrihen me grushta gjatë lojës

Arratisje si nëpër filma, lushnjari braktis makinën dhe zhduket në rrugicat e qytetit

Arratisje si nëpër filma, lushnjari braktis makinën dhe zhduket në rrugicat e qytetit

TE FUNDIT

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve
11 Nëntor, 2025

FIFA ka gjetur një mënyrë tjetër për të rritur të ardhurat e saj nga Kupa e Botës 2026, pasi po...

Lexo më shumë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
11 Nëntor, 2025

Ky është punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin mafioz ku u...

Lexo më shumë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç dhe Muçi Shaljani allias Sheqeri, 40 vjeç, sapo kishin mbërritur nga Barcelona në vendin tonë kur...

Lexo më shumë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç, sapo kishte ardhur nga Barcelona në vendin tonë u vra në një atentat mafioz pranë aeroportit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com